Sporti

Gosens: Faleminderit Atalantas për mundësitë – por Interi është një mundësi që të vjen një herë në jetë!

01/27/2022 21:44
nga:L J

Robin Gosens ka zgjedhur fanellën me numrin 18 te Interi dhe i dërgoi një mesazh të ëmbël lamtumire Atalantës përpara se të shpjegonte pse bëri lëvizjen tek Inter.

Mbrojtësi i krahut përfundoi transferimin e tij sot tek skuadra e Interit, përcjell GazetaBlic Sport.

“Kanë kaluar më shumë se katër vjet që kur mbërrita në Atalanta si një i ri i panjohur”, shkroi Gosens në Instagram.

“Ky klub më dha mundësinë për të luajtur në Serie A dhe besimin për t’u rritur si lojtar dhe mbi të gjitha si njeri. Që në minutën e parë kam dhënë gjithçka për këtë fanellë dhe Bergamo do të jetë gjithmonë një qytet i veçantë për mua dhe familjen time. Kam pasur përvoja të pabesueshme këtu, kam gjetur miq për jetën dhe djali im ka lindur gjithashtu këtu! Pra, faleminderit tifozëve që më kanë mbështetur gjithmonë, faleminderit shokëve të skuadrës që më ndihmuan të rritem në çdo seancë stërvitore, faleminderit stafit që besoi tek unë dhe faleminderit klubit që më dha mundësinë të luaja në një ligë e madhe”

“Megjithatë, në futboll ka mundësi që vijnë vetëm një herë dhe kjo është arsyeja pse jam shumë i lumtur që nënshkruaj për Interin! “Shpresoj se e keni vlerësuar punën dhe përpjekjen time. Ciao, Robin”, shkroi ai.

/GazetaBlic Sport