Lajme

“Po japin ‘ders’ shkencor personat që s’janë kompetent”

01/27/2022 18:31
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, gjatë fjalës së tij në Kuvend ku po diskutohet për gjendjen me Covid-19, deklaroi se asnjëri prej tyre nuk janë kompetent të flasin për një çështje shkencore siç është COVID-19.

Kokaj tha se deputetët po japin ‘ders’ shkencor persona që s’janë aspak kompetent.

“Dua të nis këtë debat me një thënie të Fan Nolit i cili mbase unë nuk e them saktë, por thotë “Kur deputetët i bien fyellit e atdheu digjet mozomakeq për atë vend”.

“Mua po më duket që me pesë-gjashtë orë sa janë këtu njerëzit flasin pakurfarë kompetence, njerëzit flasin përsëritje dhe flasin për cështje politike kurse jo për zgjidhjen e problemit. Fillimisht ky problem është shkencor dhe unë s’kam kompetencë të flas për këtë problem – por unë po flas për diskutimin e kolegëve të mi të nderuar që japin ders shkencor kur s’janë kompetent e për këtë të mos humbim kohë”, tha Kokaj.