Sporti

Kulusevski transferohet tek rivalët e Juventusit?

01/27/2022 17:55
nga:L J

Ka ende disa mundësi që Dejan Kulusevski të largohet nga Juve në ditët e fundit të merkatos.

Sipas gazetarit italian, Alfredo Pedulla, Juventusi mund ta lejojë lojtarin të largohet me huazim me të drejtë blerje, përcjell GazetaBlic Sport.

Anësori sulmues iu propozua Milanit i cili dha një përgjigje jo definitive, nuk ka bindje për formulën dhe të paktën në këto minuta nuk është një negociatë e nxehtë.

Por në katër ditët e fundit të merkatos, gjërat mund të ndryshojnë. Një rrugë tjetër e çon në Arsenal, por fillimisht Juventusi – pas investimit të madh të bërë – duhet të hapet në formulën e huazimit me të drejtë blerje.

/GazetaBlic Sport