Sporti

Muriqi në Mallorca? Di Marzio tregon detajet e fundit

01/27/2022 17:31
nga:L J

Negociatat mes Lazios dhe Mallorcas vazhdojnë për Muriqin.

Sipas gazetarit të Sky Sports, Di Marzio transferimi ndoshta mund të mbyllet që nesër, përcjell GazetaBlic Sport.

Klubet po punojnë për një huazim prej 1 milionë euro dhe një të drejtë blerje të vendosur për 12 milionë euro në fund të sezonit.

Klubi i La Ligës është në bisedime me Biancocelestët për huazimin me të drejtën e blerjes për sulmuesin kosovar.

/GazetaBlic Sport