Sporti

Newcastle monitoron situatën e Thomas Mullerit, Bayerni fillon negociatatat për vazhdimin e kontratës

01/27/2022 14:45
nga:Mergim Rreci

Bayern Munich tashmë ka nisur negociatat për vazhdimin e kontratës së sulmuesit 32-vjeçar Thomas Muller, e cila skadon në fund të vitit 2023, por do të ketë konkurrencë.

Sipas SportBild, Newcastle dhe Everton janë të interesuar për sulmuesin gjerman, i cili këtë sezon ka shënuar nëntë gola dhe ka dhënë 20 asistime, përcjell GazetaBlic Sport.

Mbetet për t’u parë se Muller është gati për një aventurë të re në karrierën e tij, duke qenë se ai nuk ka luajtur kurrë në një klub tjetër, pasi ka luajtur për Bayern për dy dekada.

/GazetaBlic Sport/