Sporti

Futbollisti i Serie A arrestohet në shtetin e tij, kapet me armë në hyrje të stadiumit

01/27/2022 13:16
nga:Mergim Rreci

Futbollisti i Sassuolos, Nicolás Schiappacasse u arrestua në Uruguaj për akuza të dyshuara për armë.

23-vjeçari iu bashkua Sassuolos në verën e vitit 2021, por supozohej të vazhdonte huazimin e tij te Penarol pas një dëmtimi, përcjell GazetaBlic Sport.

Montevideoportal në Uruguaj raporton se sulmuesi u arrestua dhe u akuzua për armëmbajtje pa leje dje. Ai duhet të qëndrojë në burg për të paktën 24 orë.

Sipas raportit, Schiappacasse kishte një armë 9 mm në makinën e tij kur policia e ndaloi për një kontroll rutinë.

Schiappacasse po shkonte në stadium me tre shokë për të parë një takim miqësor midis Penarol dhe Nacional.

Thuhet se Schiappacasse i tha policisë se ai duhej t’i jepte armën një personi që ndiqte ndeshjen në stadium.

Një raport i policisë i cituar nga El Pais pretendon se Schiappacasse u përpoq të hiqte qafe armën ndërsa oficerët e policisë po i afroheshin automjetit të tij.

Një nga tre personat e tjerë të arrestuar mësohet se është i njohur në polici për krime të lidhura me drogën.