Lajme

Publikohet raporti i MSh-së: 6 persona vdesin nga koronavirusi dhe 3 mijë e 917 të tjerë kanë rezultuar pozitiv

01/27/2022 15:34
nga:Gazeta Blic

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit 24 orësh mbi gjendjen epidemiologjike në Kosovë.

Sipas këtij raporti, 6 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, ndërsa 3 mijë e 917 të tjerë kanë rezultuar pozitiv.

Ndërsa për 24 orë, 4 mijë e 623 persona janë vaksinuar për mbrojtje ndaj koronavirusit.