Reprezentuesi spanjoll që luan për Real Madridin, Isco, i përfundon kontratën me klubin spanjoll në qershorin e ardhshëm.
Sipas programit televiziv spanjoll El Chiringuito de Jugones, mesfushori 29-vjeçar ka refuzuar një ofertë nga Katari, me vlera që do të ishin rreth 15 milionë në vit, përcjell GazetaBlic Sport.
Kujtojmë se Isco është përdorur pak në skuadrën e drejtuar nga Carlo Ancelotti dhe ka marrë pjesë vetëm në 10 nga 22 ndeshjet e luajtura në ligën spanjolle, duke shënuar një gol të vetëm.


