Lajme

Dreshaj i AAK-së – Qeverisë: Ora policore dhe shkurtimi i orarit te gastronomisë të pakuptimta, po diskriminohen ata që janë të vaksinuar

01/27/2022 12:51
nga:Gazeta Blic

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i shqyrtojë masat kundër Covid – 19. Dreshaj ka thënë se gjendja është alarmante. Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë me strategji të gabuar po dështon të menaxhojë me pandemi.

Dreshaj tha se ora policore dhe kufizimi i orarit të gastronomisë janë të pakuptimta. Sipas Dreshajt, shumë më e arsyeshme do të ishte kërkimi I pasaportës vaksinale në qendra tregtare, administratën publike gjë e cila nuk është zbatuar.

Tutje, ai i bëri thirrje Qeverisë që ta largojë kushtin për paisje me dozën e tretë për hyrje në Kosovë

“Shkurtimi i orarit të gastronomise dhe ora policore, shume më teper I kontribuojnë uljes së harxhimeve të energjisë elektrike se sa menaxhimit të pandemisë. Nuk luftohet pandemia me orë policore por me shërbime shëndetësore”.

“Shume më i arsyeshem është kërkimi I pasaportës vaksinale në qendra tregtare, në shkolla, në lokale të ndryshme, gjë që në Kosove nuk është bërë e as që po zbatohet. Veprimi me ndalesat kufitare, me kusht paisjen me dozen e trete mendoj se nuk eshte I qelluar, pasi semundjen e kemi mbrenda. Prandaj, kryeminister hapi kufijte, e ne vecanti kufirin me Shqiperine”, u shpreh ai.

https://fb.watch/aOeOEniXeC/