Deputeti i PDK-së Memli Krasniqi në seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet për situatën me pandeminë ka thënë se vetëm për një muaj ka rritje enorme të numrit të të infektuarve.
“Pikërisht para një muaji janë konfirmuar rastet e para të variantit Omicron, e kështu për një muaj kemi arritur të kemi mbi 25 mirë raste aktive të të infektuarve me Covid-19”, ka deklaruar Krasniqi.
“Kjo është shqetësuese. Së pari është shqetësim sepse kjo nuk po duket shqetësim për Qeverinë. Qytetari i Kosovës ka luftuar i vetëm përballë kësaj pandemie”, ka thënë ai.
E duke e pasur parasysh situatën me Covid-19 në Kosovë Krasniqi ka pohuar se ajo që duhet të pyetet është se “Çka ndodhi me masat parandaluese, çfarë efekti kanë dhënë masat, pra është efekt regresiv”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, Qeveria nuk ka hezituar të nxjerr masa, por nuk është duke pas aftësi që t’i zbatojë ato.
“Ora policore përveç që është skandaloze është edhe e panevojshme”, ka thënë Krasniqi


