Sporti

Haaland jep sinjale të reja për të ardhmen e tij

01/27/2022 09:07
nga:Mergim Rreci

Erling Haaland kohët e fundit pretendoi se ai ishte nën presion nga Dortmundi për të përcaktuar të ardhmen e tij, gjë që ngjalli polemika.

Sulmuesi tani i është rikthyer temës, ndonëse nuk ka dhuruar shumë detaje në këtë drejtim.

“Ndjeva se kishte ardhur koha për të thënë diçka. Shumë njerëz po flisnin, prandaj. Nuk dua të them më shumë për këtë temë. Ajo që u tha, u tha dhe ne vazhduam”, deklaroi ai.

Sulmuesi norvegjez është shumë i kërkuar dhe ka një klauzolë që e lejon të largohet në fund të sezonit për 75 milionë euro.

/GazetaBlic Sport/