Sporti

Rodrygo flet për Mbappen: Konkurrenca këtu është shumë e lartë

01/27/2022 08:25
nga:E K

Ideja e transferimit të Mbappes në Real Madrid po mirëpritet nga lojtarët e skuadrës spanjolle.

Rodrygo u shpreh i lumtur nëse francezi do i bashkohej ‘Los Blancos‘, shkruan GazetaBlic Sport.

“Flitet shumë për Mbappen dhe lojtarë të tjerë, por nuk e di situatën se si është. Konkurrenca këtu është e madhe. Do të ishte një tjetër lojtar i madh për këtë konkurrencë, do të gëzohesha nëse vjen, sepse do të na ndihmonte”, tha Rodrygo.

/GazetaBlic Sport/