Lajme

ZRrE-ja e shtyn afatin për dhënien e komenteve për ristrukturimin e tarifave

01/26/2022 18:46
nga:Q R

Zyra e Rregullatorit për Energji bën të ditur se e ka shtyrë afatin për dhënie të komenteve në raportet e publikuara për konsultim publik, kjo duke u marrë parasysh interesimin e palëve.

Në njoftimin e publikuar përmendet edhe afati për ristrukturimin e tarifave të nevojshme për të përmbushur kostot e blerjes së energjisë.

“Raportin mbi të Hyrat e Lejuara Maksimale (HLM) të Furnizuesit të Shërbimit Universal, të Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH).

“Raportin Konsultativ që paraqet qëndrimet e ZRRE-së për ristrukturimin e tarifave të nevojshme për të përmbushur kostot e blerjes së energjisë elektrike dhe për të rivendosur furnizimin me energji elektrike për konsumatorë”, thuhet në njoftim.

Afati do të zgjatet deri më 31 janar, në orën 16:00. Palët që dëshirojnë të shprehin komentet e tyre për qëndrimin e ZRRE-së, ftohen t’i dorëzojnë komentet e tyre me shkrim në adresën ero.pricing‐tariffs@ero‐ks.org

​Konfirmohet, Lajçak dhe Escobar vijnë të hënën në Kosovë