Lajme

PDK dhe LDK lëshojnë sallën e Kuvendit – Nuk u mbeten alternativa për të kundërshtuar shtrenjtimin e rrymës!

01/26/2022 14:48
nga:Gazeta Blic

Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e kanë lëshuar sallën e kuvendit pasi nuk u votua rezoluta e propozuar nga partitë opozitare që ndalon shtrenjtimin e energjisë elektrike në vend.

Kjo për shkak që as në seancën e cila po mbahet sot s’ka pasur kuorum për ta votuar rezolutën me të cilën kërkohet që të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Në votim kanë marrë pjesë 30 deputetë, ndërsa partia në pushtet, Vetëvendosje s’ka marrë pjesë në Kuvend.

Kjo pikë është shtyrë për një seancë tjetër.

S’ka kuorum, shtyhet votimi i rezolutës së opozitës për shtrenjtimin e energjisë