Lajme

Haradinaj merr dozën e tretë të vaksinës, i kërkon Qeverisë zbutjen e masave anti covid

01/26/2022 14:42
nga:N M

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka marrë dozën e tretë të vaksinën kundër Covid 19, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një njoftimi ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që t`i liroj disa nga masat që janë në fuqi anti vocid.

Vaksina mbetet mbrojtja kryesore nga pandemia që e ka përfshirë globin.
Unë sot e mora dozën e tretë përforcuese dhe ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të vaksinohen.
Krejt format e tjera kushtëzuese e ndëshkuese ndaj qytetarëve dhe bizneseve, siç janë ora policore, mbyllja e gastronomisë dhe masat e tjera shtrënguese, janë të paefektshme dhe i kërkoj qeverisë që t’i heq ato.
RH