Lajme

Deputetët e opozitës largohen nga komisioni, Krasniqi vazhdon raportimin vetëm para deputetëve të pozitës

01/26/2022 13:36
nga:N M

Për rreth një orë e tridhjetë minuta, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka raportuar para deputetëve të Komisionit për Shëndetësisë lidhur me menaxhimin e situatës epidemiologjike me COVID-19.

Për shkak të agjendës ai është larguar nga komisioni, e menjëherë pas tij mbledhjen e kanë lëshuar edhe deputetët e pozitës. Ky veprim bëri që të reagojë kryetarja e komisionit, Fatmir Mulhaxha-Kollçaku.

Kjo pasi që aty veçse ishte thirrur për raportim edhe drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi dhe doktoresha e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), Ariana Kalaveshi.

Megjithëkëtë, tashmë ka filluar edhe raportimi i Krasniqit para deputetëve të pozitës

A do të mbyllen shkollat – Ministri i Shëndetësisë del me njoftim të ri