Kryesia e Odës së Hotelerisë dhe Turizmit ka mbajtur sot një takim në lidhje me masat aktuale anti Covid që janë marra nga Qeveria, raporton Gazeta Blic.
Pas takimit, ata kanë njoftuar se presin vendimin e ri të Qeverisë në lidhje me këto masa .
OHT ka bërë të ditur se nëse ka lehtësita atëherë ata do të bëjnë publike vendimet dhe kërkesat e OHT-së.
Njoftimi i plotë:
Pas reagimeve të shumta të përfaqësuesve tanë në medie, dhe pas presioneve të shumta të antarëve të cilët i përfaqësojmë kryesia e ngushtë e Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës sot ka mbajtur një mbledhje për të diskutuar rreth masave aktuale AntiCovid-19.
Mbas këtij takimi presim vendimin e ri të Qeverisë, që sipas premtimeve që kemi këto masa do të shqyrtohen, por në rast se nuk do të ketë lehtësime për bizneset atëherë do të bëhen publike vendimet dhe kërkesat e OHTK-së!