Greku Stefanos Tsitsipas siguroi këtë të mërkurë praninë e tij në gjysmëfinalet e Australian Open, duke mposhtur italianin Jannik Sinner (10) me 6-3, 6-4 dhe 6-2.
Kundërshtari i radhës do të jetë rusi Daniil Medvedev ose kanadezi Felix Auger-Aliassime, përcjell GazetaBlic Sport.
Në femra, në gjysmëfinale shkon edhe polakja Iga Swiatek pasi mundi estonezen Kaia Kanepi me 4-6, 7-6 (7/2) dhe 6-3. Tani, ai do të përballet me amerikanen Danielle Collins (30).


