Interi ka finalizuar nënshkrimin e Robin Gosens nga Atalanta dhe sipas La Gazzetta dello Sport, gjermani do t’i nënshtrohet testeve mjekësore ditën e nesërme.
Gosens do t’i bashkohet Interit në formë huazimi me një detyrim për të blerë për 25-27 milion €, duke përfshirë shtesat, përcjell GazetaBlic Sport.
27-vjeçari ka refuzuar një ofertë nga Newcastle United për t’u transferuar tek kampioni i Serie A.
Takimi i djeshëm në Milano midis drejtuesve të Interit dhe atij të Atalantës, Luca Percassi, zhbllokoi marrëveshjen dhe Gosens tani është gati të bashkohet me Interin.

Reprezentuesi gjerman aktualisht është jashtë fushës për shkak të një dëmtimi në kofshë. Ai luajti ndeshjen e tij të fundit në Serie A më 25 shtator dhe ka zhvilluar vetëm tetë paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.
Gosens iu bashkua Atalantës nga Heracles Almelo për vetëm 1 milion euro në 2017 dhe 27-vjeçari ka shënuar 29 gola dhe ka dhënë 21 asistime në 157 ndeshje me La Dea.
/GazetaBlic Sport/


