Sporti

Newcastle United dorëzohet në garën për Jesse Lingard

01/26/2022 10:03
nga:Mergim Rreci

Newcastle ka hequr dorë nga nënshkrimi i Jesse Lingard nga Manchester United, pasi negociatat tashmë kanë përfunduar, raporton Sky Sports.

Lingard dëshiron të largohet nga “Old Trafford”, megjithatë një tarifë huazimi nuk është afër arritjes së marrëveshjes, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai ka bërë vetëm nëntë paraqitje në ligë, por asnjë ndeshje nuk e ka filluar si titullar.

Newcastle tashmë duhet të kërkojë alternativa të reja në këtë merkato.

/GazetaBlic Sport/