Sporti

Southamptoni me ofertë të majme në drejtim të Chelseas për Armando Brojën

01/26/2022 09:07
nga:Mergim Rreci

Southamptoni nuk dorëzohet në garën për shërbimet e plota të Armando Brojës.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano ka nisur një ofertë rekorde prej 25 milionë euro për sulmuesin shqiptar, përcjell GazetaBlic Sport.

Broja ka shkëlqyer me paraqitjet e tij dhe tashmë ka fituar edhe besimin e madh të drejtuesve, por nuk do të jetë e lehtë që Chelsea të bindet me këtë ofertë, pasi që drejtuesit e skuadrës nga Londra duken të vendosur për ta rikthyer atë në “Stamford Bridge”.