Showtime

Këngëtarja nga Kongoja këndon këngë serbe për Kosovën, përballet me racizmin në Serbi

01/26/2022 09:05
nga:Donika Fetahu

Këngëtarja Stella Muleka, nga Kongoja, është në studime në Serbi, ku ajo është marrë edhe me muzikën popullore të këtij shteti.

Stella vitin e kaluar ka publikuar një bashkëpunim me Dejan Petroviqin, të titulluar “Ej dragi dragi”, që i kushtohet Kosovës. Por kjo këngë ky  ndaj Kosovës i ka kushtuar me fyerje të rënda raciste në Serbi, shkruan GazetaBlic.

Komentet me fyerje e negative të serbëve e kanë zhgënjyer këngëtaren e re, e cila iu është kundërpërgjigjur atyre në gjuhën serbe.
“E kuptoj se çështja e Kosovës është shumë e ndjeshme për një pjesë të madhe të serbëve, dhe ata që mendojnë se e kam kënduar këtë këngë për shkak të famës, kanë të drejtë të mendojnë ashtu, por kjo s’ndikon tek unë. Së pari, s’jam nga Amerika, por nga Afrika. Së dyti, nuk është xhungël, nuk kam kafshë të egra në oborr, e as s’kam ardhur në Serbi si refugjate”, u shpreh Muleka.

Dhe në fund kërkesa e saj ka qenë që të mos i shkruajnë familjes së saj në rrjete sociale./GazetaBlic/