Sporti

E thotë agjenti i njohur: Dybala do ta lë Juventusin për t’u transferuar tek Interi

01/26/2022 08:26
nga:Mergim Rreci

Agjenti Fulvio Valcareggi ka bërë një parashikim befasues, duke pretenduar se Paulo Dybala tashmë ka vendosur të largohet nga Juventusi si lojtar i lirë dhe t’i bashkohet Interit.

Ardhja e Dushan Vlahovic nga Fiorentina për 67 milionë euro plus 8 milionë euro bonuse e komplikon më tej situatën.

“Paulo Dybala do të shkojë te Interi, do ta shihni”, deklaroi Valcareggi, përcjell GazetaBlic Sport.

“Raporti i tij me drejutesit e Juventusit është prishur plotësisht. Gjithçka është në vend që ai të shkojë në Inter.

“Do të jetë një goditje e madhe transferimi për Nerazzurrët, gjithçka ka përfunduar!”.

Kjo do të thotë se argjentinasi mund të largohet si lojtar i lirë dhe tashmë është ligjërisht në gjendje të negociojë me klube të tjera.

Dybala ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë katër asistime në 23 ndeshje konkurruese deri më tani këtë sezon.

/GazetaBlic Sport/