Sporti

PSG pa tre portierët e ekipit të parë për ndeshjen e fundjavës ndaj Nice

01/26/2022 08:06
nga:Mergim Rreci

Asnjë nga tre portierët e ekipit të parë të Paris Saint-Germain nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen kundër Nice, të dielën e ardhshme.

Keylor Navas do të jetë në shërbim të Kosta Rikës në kualifikueset për Kupën e Botës 2022, ndërsa Gianluigi Donnarumma dhe Alexandre Letellier, zgjedhja e tretë e zakonshme, janë të dy të lënduar dhe jashtë llogarive të Mauricio Pochettino për ndeshjen, përcjell GazetaBlic Sport.

Ndaj, trajneri argjentinas do të detyrohet t’i drejtohet të rinjve dhe zgjedhja do të bjerë mes të riut Denis Franchi (19 vjeç) ose Lucas Lavallée (18 vjeç).

/GazetaBlic Sport/