Lajme

Kuvendi mban sot seancë plenare, këto janë pikat e rendit të ditës

01/26/2022 07:21
nga:Y I

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancën e radhës.

Në rend të ditës do të jenë pika të papërfunduara nga seancat e kaluara, si dhe votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me pagat në sektorin publik.

Rendi i ditës:

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 18, 19, 22, 23 nëntor dhe 6 dhjetor 2021:

Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020,

Votimi i Raportit vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020,

Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS” Sh.P.K.

Pikat e papërfunduara nga Seancës plenare, e mbajtur më 13 dhe 14 dhjetor 2021:

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-071 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-060 për mbeturina,

Votimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020,

Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me pagat në sektorin publik.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 24, 28 dhe 29 dhjetor 2021 dhe 21janar 2022:

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-018 për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-021 për tregti me jashtë,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-099 për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-077 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-127 për regjistrimin e bujqësisë,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-078 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-041 për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e duhanit,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-079 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L- 85 për peshkatari dhe akuakulturë,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-080 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/5 i Kosovës për farërat,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-081 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-085 për bujqësi organike,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-082 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-120 për mbrojtjen e bimëve,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-083 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-8 për verërat,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-084 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.02/L-53 për Gjuetinë,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-085 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.2004/13 për materialin fidanor,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-086 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-114 për pasurimin e miellit,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-087 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.04/L-040 për rregullimin e tokës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-088 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-111 për bletari,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-089 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 2003/10 për plehrat artificiale,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-090 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L- 10 për përkujdesjen ndaj kafshëve,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-091 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/21 për veterinarinë,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-092 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-029 për inspeksionin bujqësor,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-093 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-042 i produkteve për mbrojtjen e bimëve,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-094 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-9 për ujitjen e tokave bujqësore,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-095 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.2003/9 për kooperativat e bujqëve,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-064 për tokën ndërtimore.

4. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare më 20 dhe 21 janar 2022:

1.Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2020./GS