Showtime

Ndodh e papritur, “rikthehet” Fifi në Big Brother Vip

01/25/2022 22:33
nga:Genita C

Me të nisur spektakli i Big Brother VIP Albania, Arbana ka bërë të ditur se sonte Fifi do të futet sërish në shtëpi, por kësaj radhe për të surprizuar dikë.

Vet këngëtarja ka treguar se do jetë ajo që sonte do të futet sërish në shtëpinë e Big Brother VIP për të surprizuar një nga mikeshat e saj më të mirë gjatë qëndrimit atje, Monika Lubonjën, shkruan GazetaBlic.

Fifi nga oborri është futur brenda shtëpisë së “BBV” duke u shprehur se dëshiron të dëgjoj aromën e shtëpisë.

Fifi përqafoi të gjithë banorët veçanarisht Donaldin për të cilin kishte edhe disa këshilla./GazetaBlic/

Einxhel nuk mirpriti sfidën e “Vëllait të Madh”, kjo është arsyeja