Sporti

PSG mbetet pa ‘portier’ për ndeshjen e Kupës së Francës!

01/25/2022 22:00
nga:L J

Asnjë nga tre portierët e ekipit të parë të Paris Saint-Germain nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen kundër Nice, të dielën e ardhshme, për Kupën e Francës.

Keylor Navas do të jetë në shërbim të Kosta Rikës në kualifikueset për Kupën e Botës 2022, ndërsa Gianluigi Donnarumma dhe Alexandre Letellier, janë të dy të lënduar dhe jashtë llogarive të Mauricio Pochettino për ndeshjen, përcjell GazetaBlic Sport.

Andaj, trajneri argjentinas do të detyrohet t’i drejtohet stërvitjeve dhe të zgjedh mes të rinjëve si Denis Franchi (19 vjeç) ose Lucas Lavallée (18 vjeç).

/GazetaBlic Sport