Roy Hodgson është emëruar si trajner i Watford.
74-vjeçari zëvendëson Claudio Ranieri, i cili u shkarkua të hënën më pak se katër muaj pasi mbërriti në Vicarage Road, përcjell GazetaBlic Sport.
Hodgson kthehet në drejtimin e një klubit të Premier League pas largimit nga Crystal Palace në fund të sezonit të kaluar.
“Watford FC është i kënaqur të konfirmojë emërimin e Roy Hodgson si trajner të klubit. Mirë se vini në Watford, Roy”, shkruan klubi në njoftim.
/GazetaBlic Sport


