Sipas gazetës La Republica, policia italiane është tashmë e vëmendshme ndaj lëvizjeve në afërsi të shtëpisë së Dusan Vlahovicit, pasi sulmuesi i Fiorentinës ishte shënjestër e kërcënimeve me vdekje.
Lojtari nuk është nën mbrojtjen e policisë për momentin, por autoritetet e kuptojnë se situata duhet monitoruar dhe jo zhvlerësuar, përcjell GazetaBlic Sport.
Sulmuesi serb 21-vjeçar, golashënuesi më i mirë i Serisë A me 17 gola, refuzon të zgjasë lidhjen me Fiorentinën (ka edhe një vit kontratë) dhe tashmë do të ketë një paramarrëveshje me Juventusin, e cila zgjoi zemërimin e tifozëve, të cilët u përgjigjen me kërcënime dhe ofendime përmes pankartave të vendosura në pika të ndryshme të qytetit të Firences.
/GazetaBlic Sport


