Të premten e kaluar, Gjykata e Apelit të Lisbonës vërtetoi vendimin në lidhje me mosmarrëveshjen mes Sportingut dhe Rafael Leão, për shkak të ndërprerjes së kontratës së sulmuesit aktual të Milanit në gusht 2018.
Lojtari u urdhërua të paguante dëmshpërblim prej 16.5 milionë euro për SAD të Sportingut, por Miguel Braga, drejtor i komunikimit të klubit leonin, tani ka vënë në dukje shumën e re, për shkak të interesit, përcjell GazetaBlic Sport.
“Dëmshpërblimi në këtë pikë tashmë do të jetë afër 20 milionë euro”, tha ai në një prononcim në emisionin Raio X të Sporting TV.
/GazetaBlic Sport/


