Tifozët e Fiorentinës zbuluan disa pankarta jashtë stadiumit Artemio Franchi mbrëmë, duke kërcënuar dhe ofenduar serbin Dusan Vlahovic përpara lëvizjes së tij të mundshme në Juventus: “Ka marrë fund për ju”.
21-vjeçari është në prag të bashkimit me “Zonjën e Vjetër”, e cila sipas La Gazzetta dello Sport tashmë ka arritur marrëveshje me sulmuesin serb, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas raportimeve të shumta në Itali, Juventusi është afër nënshkrimit të sulmuesit pasi bisedimet janë afër finalizimit.
Rivaliteti mes Juventusit dhe Fiorentinës është i njohur, ndaj tifozëve të Violës definitivisht nuk u bën përshtypje vendimi i Vlahovic për t’u transferuar në Torino.
Mbrëmjen e djeshme, një grup ultrasish kanë zbuluar disa pankarta jashtë stadiumit Franchi, duke kërcënuar dhe ofenduar 21-vjeçarin.



