Lajme

Vuan nga tumori në këmbë, kërkohet ndihmë për shërimin e dy vjeçarjes Learta Ajeti

01/25/2022 10:17
nga:Y I

Dy vjeçarja nga komuna e Vushtrrisë, Learta Ajeti ka nevojë për ndihmën e qytetarëve që të marrë trajtimin e duhur mjekësor jashtë vendit, pasi që e njëjta vuan nga sëmundja e tumorit në këmbë.

Këngëtari dhe humanisti Labinot Tahiri ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për shërimin e 2 vjeçares.

Ai ka apeluar tek qytetarët dhe bizneset në Vushtrri të shkojnë sa më parë në banesën e bababit të vogëlushes dhe të ndihmojnë me aq sa munden pasi rasti është urgjent.

Postimi i plotë:

VUSHTRIA JONË E DASHUR

E kemi një rast urgjent të nje vajze 2 vjeqe e cila vun nga tumori
PËR JU DHE ZOTIN,
LEARTA E VOGËL 2 vjeqe, ka nevojë për ndihmë.

Ne i themi amin kêsaj pune siq i kemi thënê gjithmonë duke ndalur lotin e shumë prindêve e duke i’u dale ndihmê se bashku me ZOTIN.
Na nesër e publikoj edhe GOFONDME nga Fondacioni ynë, dhe e pastaj e kemi më të lehtë grumbullimin e parave për këtë engjull.
Ju lus biznese dhe qytatar atje në Vushtri, të i shkoni në shtëpi Beratit dhe ti ndihmojmë në menyrën më të shpejtê tê mundshme, sepse rasti është urgjent.

Infot e bankës i keni të postuar në Raifasen Bank!

Numri i babës së Leartës;
+38344282647

Me dashuri dhe respekt,
Labi Kosovë e Shqipërisë.

Në linkun më poshtë gjeni të dhënat e plota të bankës ku mund të kontriboni:

KLIKO LINKUN