Sporti

Milani siguron shërbimet e një sulmuesi të ri, kryen sot testet mjekësore

01/25/2022 09:56
nga:Mergim Rreci

Aventura e të riut Marko Lazetic me Milanin është gati të nisë zyrtarisht.

Sulmuesi në fakt, gjatë ditës do të kryejë kontrollet mjekësore në klinikën “La Madonnina”, para se të shkojë në Casa Milan për të nënshkruar kontratën që do ta lidh me klubin italian, përcjell GazetaBlic Sport.

Në vend që të bashkohet me ekipin Primavera, Lazetic do të dërgohet menjëherë në ekipin e parë duke qenë se Pietro Pellegri pritet të largohet.

Ai nuk do të ketë një rol të madh apo minuta të mëdha në fillim duke pasur parasysh praninë e Zlatan Ibrahimović dhe Olivier Giroud, por Milani mëton të ardhmen me të.