Showtime

Ana dhe Albi nxjerrin të “palarat” e lidhjes: ‘Alvisa ka dikë tjetër, Bashkimi po …’

01/25/2022 09:34
nga:Donika Fetahu

Diçka që bëri bujë të madhe në mediat rozë ditëve të fundit është ndarja e Bashkimit me Alvisën, pas një story në Instagram, ku Bashkimi ka bërë të ditur se lidhja e tyre ka përfunduar.

Në një puntatë të  “Për’puthen”, konkurenti Albi, mik i ish çiftit ka treguar se gjërat janë definitive dhe ndarja erdhi prej konflikteve të vazhdueshme, kurse konkurrentë të tjerë nuk mendojnë njësoj, shkruan GazetaBlic.

Albi u shpreh se ata provuan dhe nuk shkoi gjëja siç donin të shkonte, është më mirë kështu. Më mirë herët se vonë. Ata kanë pasur herë pas here konflikte dhe vendosën ti japin fund. Është një shkëputje definitive e tyre. Kam qenë prezent kur i kanë ndarë gjërat. Arsyet është se nuk shohin vazhdimësi mes tyre. Bashkimi po e vuan këtë situatë. Për aq sa e kam parë dhe i kam qëndruar afër Bashkimit, nuk po e kalon lehtë.Një konkurent tjetër Edi, tha se ai është tradhtuar kurse Ana Lleshi  theksoi se të gjithë e dim se Alvisa ka dikë tjetër./GazetaBlic/