Sporti

Interi shumë pranë transferimit të sulmuesit të njohur

01/25/2022 09:03
nga:Mergim Rreci

Interi është afër nënshkrimit të Felipe Caicedo nga Genoa, sipas Calciomercato.

Genoa është e gatshme ta lërë sulmuesin të largohet dhe Nerazzurrët tashmë po negociojnë një kontratë me agjentin e 33-vjeçarit, përcjell GazetaBlic Sport.

Me Joaquin Correa që do të mungojë për të paktën një muaj duke u rikuperuar nga dëmtimi që mori në ndeshjen e së mërkurës kundër Empolit në Kupën e Italisë, drejtuesit e Interit tashmë duken të vendosur për transferimin e tij.

Caicedo është një lojtar që ka punuar me trajnerin e Nerazzurrëve Simone Inzaghi për disa sezone së bashku në Lazio, dhe nënshkrimi i tij nga Griffone në huazim për gjysmën e dytë të sezonit duket të jetë i realizueshëm.

/GazetaBlic Sport/