Lajme

Abdixhiku: LDK e kundërshton propozimin për rritje të çmimit të energjisë

01/24/2022 13:01
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se kjo parti do ta kundërshtojë propozimin e tanishëm për rritje të çmimit të energjisë elektrike.

“LDK-ja e kundërshton propozimin e tanishëm për rritje të çmimit të energjisë vetëm një javë para datës së kur do të fillojë rritja”, ka thënë Abdixhiku.

“Ky Kuvend duhet të refuzojë propozimin e ZRRE-së, e dyta Kuvendi duhet ta refuzojë kërkesën e Qeverisë dhe ZRRE-së, e treta Kuvendi duhet të refuzojë vendimin e tanishëm sepse fare nuk janë marrë për bazë praktikat e vendeve të BE-së”, ka thënë ai.

“Ky refuzim i trajtimit të temës për rritjen astronomike të çmimeve tregon një frikë të madhe të pushtetit për tu përballur.Shpërfaq një hipokrizi politike në Kuvend . Një standard i tillë i sjelljes parlamentare do të marrë përgjigjen e duhur, në kohën e duhur.Ndaj mendimin me qytetarët se rritja e çmimit të energjisë elektrike është i padrejtë dhe diskriminues ndaj një pjese të qytetarëve dhe si i tillë meriton përgjigjen refuzuese nga ky Kuvend. Kosova kishte nisur me tre muaj vonesë nga vendet e rajonit,e gjashtë muaj vonesë nga vendet e huaja debatin për rritjen e çmimit të energjisë”, tha kryetari Abdixhiku.

“Kemi mbledhur 40 nënshkrime sepse paralajmërimi për shtrenjtim është i papërballueshëm dhe i padrejtë , e po ashtu diskriminues dhe si i tillë meriton përgjigje refuzuese në këtë Kuvend. Pra, është reagim i vonshëm kryesisht si rezultat i paaftësisë e më pas rritje enorme të çmimeve”, është shprehur Abdixhiku.