Këngëtari i njohur nga Shqipëria, Elgit Doda, ka treguar hapur mbështetjen e tij për mikun e tij, aktorin e njohur Donald Veshaj, i cili është pjesë e “Big Brother Vip”.
Dyshja kishin publikuar një këngë të kënduar nga Elgiti, e shkruar nga Donaldi, si këngë dedikuar ish të dashurës së tij, Bora Zemanit, shkruan GazetaBlic.
Elgiti dhe vëllau i Donaldit, Romeo, janë komentuar shumë kohëve të fundit pasi që kanë publikuar një këngë kushtuar Monikës, njëherit banore e shtëpisë, me tekst kushtuar një parashutisti.
Së fundmi Doda, ka reaguar në profilin e tij në Instagram, ku ka shkruar:“Nuk e di pse një pjesë e këtij mileti ka kaq shumë mllef si me i pas marr bukën te shpia. Bëhu njeri më i mirë se të bën mirë për shëndetin mendor“, ndërkohë që lindin dyshime se ky reagim ka të bëjë me daljen e këngëtares nga Kosova, Beatrix Ramosaj, e cila kishe nisur një lidhje dashurie me Donaldin, brenda shtëpisë.
Edhe pse nuk ka përmendur emra, dimë që Beatrix është komentuar shumë në mënyrë negative për lidhjen e saj të krijuar brenda shtëpisë me Donaldin dhe i druhej shumë mendimeve të realitetit të jashtëm../GazetaBlic/