Lajme

Veç seancës së sotme, Kuvendi mban edhe dy të tjera gjatë javës

01/24/2022 12:02
nga:Gazeta Blic

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë të jashtëzakonshme për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Veç kësaj seance, Kuvendi mban edhe dy të tjera gjatë javës.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë njoftoi se do të ketë seancë edhe të mërkurën për vazhdimin e pikave të rendit të ditës dhe një tjetër të enjten e thirrur nga Opozita, për menaxhimin e pandemisë, njofton Klankosova.tv.

Seanca të mërkurën nis në ora 14:00, ndërkohë ajo e së enjtes në ora 11:00.