Sporti

Jordan Henderson: Salah duhet të jetë i mërzitur që nuk ishte prezent të merrte penalltinë

01/24/2022 12:01
nga:E K

Liverpool fitoi dje me rezultat 1-3 ndaj Crystal Palace.

Realizator në këtë takim ishte edhe Fabinho i cili shënoi nga pika e bardhë, shkruan GazetaBlic Sport.

Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson u shpreh se Salah duhet të jetë i mërzitur që nuk ishte perzent të merrte përsipër penalltinë.

“Salah nuk do të jetë i lumtur që nuk ishte këtu për ta marrë atë[penalltinë]! Por po, Fab ekzekutoi disa penallti dhe shënoi disa gola kohët e fundit, kështu që ishte mirë për të që të futej sërish në listën e realizatorëve për të siguruar fitoren në fund”, u shpreh kapiteni i Liverpoolit.

/GazetaBlic Sport/