Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, do të mbajë konferencë për media, sot me fillim nga ora 14:00, raporton Gazeta Blic.
Kjo konferencë do të mbahet për të diskutuar lidhur me krizën energjetike në vend, teksa me fillim nga ora 12:00, Kuvendi i Kosovës, do të mblidhet për të diskutuar lidhur me këtë temë.
Konferenca e Molliqajt, ka të bëjë edhe me organizimin e protestës kundër rritjes së çmimit të rrymës – protestë që pritet të mbahet me 29 janar.
Njoftimi i plotë nga PSD:
KONFERENCË PËR MEDIA
Sot, me datën 24 janar (e hënë), duke filluar nga ora 14:00, Partia Socialdemokrate do të mbajë konferencë për media në lidhur me krizën energjitike dhe rritjen e çmimit të energjisë. Në konferencë flet kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.