Sporti

Chiellini: E kam entuziazmin e një fëmije

01/24/2022 10:40
nga:E K

Milan është ballafaquar dje me Juventus në San Siro.

Ndeshja u mbyllë me rezultat të barabartë 0-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Chiellini ka folur për media ku ka dhënë një deklaratë interesante.

“Unë gjithmonë mendoj pozitivisht. Natyrisht, do të doja të kishim fituar, por ishte një ndeshje e baraspeshuar. Të dy ekipet tentuan. Juventusi është përmirësuar nga fillimi i sezonit dhe tani jemi më solid”, tha Chiellini.

“Unë e kam entuziazmin e një fëmije dhe më duhet ta shijoj këtë. Kjo mund të jetë ndeshja ime e fundit në San Siro apo e fundit në përgjithësi, duhet ta shijoj çdo ditë si kjo në moshën time”, nënvizoi ai.

/GazetaBlic Sport/