Këngëtarja e njohur nga Tetova, Big Mama, ka qenë pjesë e jurisë së rubrikës “Vajzat me Kordele” në “E Diell”.
Teksa fliste për gjëra të ndryshme ajo theksoi se është shumë e lidhur me të atin e saj, shkruan GazetaBlic.
“Edhe unë kam qenë një vajzë shumë e lidhur me babin. Kur nuk e ke babanë, është shumë më keq. Alesia tha se je këmbëngulëse, e fortë, nuk ka njeri që të shkel, ashtu dukem edhe unë por në brendi jemi të gjithë me halle dhe ndryshe.Për mua nuk ka as nacionalitet, as fe, as ngjyrë por dy lloje të njerëzve, të mirë e të këqij. Për mua mundohu të bëhesh njeri i mirë dhe ndiqe ëndrrën tënde se ke shumë ambicie”, tha Big Mama./GazetaBlic/
Më poshtë gjeni linkun e plotë të emisionit:


