Sporti

Maldini: Theo Hernandez shumë shpejt me kontratë të re

01/24/2022 08:50
nga:E K

AC Milan me në fund ka dhënë një lajm të mirë për fansat e saj.

Sipas asaj që ka thënë drejtori sportiv i kuqezinjve, Paulo Maldini, mbrojtësi i majtë, Theo Hernandez do të vazhdojë me skuadrën e Milanit.

“Theo Hernandez do ta zgjasë kontratën e tij në ditët e ardhshme. Ne kemi arritur një marrëveshje – është çështje ditësh kur ne do të takohemi me agjentin e tij dhe t’i kryejmë formalitetet e nënshkrimit të saj”, ka thënë Maldini.

Mësohet se Theo Hernandez do të nënshkruajë kontratë të re pesë vjeçare.