Sporti

Zyrtare: Adonis Aliu transferohet tek FC Prishtina

01/23/2022 20:24
nga:L J

Skuadra e Prishtinës ka arritur marrëveshje me sulmuesin Adonis Aliu.

Aliu i cili ishte pjesë e Llapit deri më tani, ka vendosur që të transferohet tek FC Prishtina, ku ka nënshkruar kontratë për 2 vite e gjysmë.

GazetaBlic Sport kishte raportuar për këtë transferim ditë më parë, teksa klubi kryeqytetas ka vendosur të zyrtarizojë sonte lojtarin e njohur kosovar.

20-vjeçari konsiderohet si futbollist me shumë potencial.

Ja njoftimi i klubit: