Showtime

Pasi Jasmina e harroi duke nisur një lidhje të re, Andi në romancë me modelen nga Kosova

01/23/2022 15:15
nga:Donika Fetahu

Jasmina Kadriu dhe Andi Artani ishin nga dyshet më të përfolur jo vetëm gjatë programit por edhe shumë kohë pasi dolën jashtë.

Marrëdhënia mes tyre duket se përfundimisht i përket së kaluarës.

Teksa ditë më parë ish-konkurrentja zbuloi përmes rrjeteve sociale surprizën romantike që mori duke konfirmuar lidhjen e re, duket se edhe Andi është në krahët e dikujt tjetër tashmë.

Ish-konkurrenti ka shkëmbyer komente me modelen nga Kosova, Vlera Hoti, duke shtuar dyshimet se ka dicka më shumë mes tyre.
Modelja kosovare, Vlera Hoti, ka komentuar në fotografinë e Andit duke shkruar: “Urime Shën Valentini.”Nuk ka munguar as përgjigjja e ish-moderatorit, i cili u shpreh: Qysh shpirt a se lam për 14 shkurt a?.