Sporti

Barcelona del me një komunikatë zyrtare për mos paraqitjen e Dembeles në stërvitje

01/23/2022 13:36
nga:E K

Ousmane Dembele nuk u paraqit sot në stërvitje me ekipin e Barcelonës.

Sulmuesi francez pretendoi se është i sëmurë duke mos u paraqitur në “Ciudad Deportiva Joan Gamper“, para ndeshjes me Alaves, shkruan GazetaBlic Sport.

Barcelona ka dalë me një komunikatë zyrtare, ku ka sqaruar se Dembele ka probleme gastrike.

“Lojtari i ekipit të parë, Ousmane Dembélé, nuk u paraqit këtë mëngjes në Ciudad Deportiva Joan Gamper, pasi pati probleme gastrike”, ka shkruar Barça në Twitter.

/GazetaBlic Sport/