Zlatan Ibrahimovic ka komentuar situatën aktuale të Kylian Mbappe.
Kylian Mbappe është një nga lojtarët më premtues në botën e futbollit aktualisht, dhe emri i tij lidhet me skuadrën e Real Madrid.
Francezi ishte figura më e përfolur në merkaton e verës dhe kalimi i tij te Reali shihet si çështje kohe. Edhe Ibrahimovic e ka këshilluar të shkojë në Madrid, siç bën të ditur vet suedezi.
“Mbappe më pyeti dhe i thash: Në vendin tënd, do të shkoja te Real Madridi”, ka thënë Ibrahimovic.
“Unë kisha mundësinë të luaja në skuadra dhe shtete të ndryshme. Kështu rritesh. Është një aventurë. Kurse nëse rri gjithmonë në shtëpi, është më e lehtë”, shtoi suedezi.
Ibrahimovic ishte pjesë e PSG për një pjesë të karrierës së tij, kurse aktualisht aktivizohet me skuadrën e Milan.


