Manchester City ka barazuar dje me Southamptonin.
Skuadra e Guardiolas u ndal në udhëtim me rezultat 1-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes për media ka folur, Pep Guardiola i cili tha se lufta për titull nuk do mbaronte edhe nëse ‘Citizens‘ do të fitonin ndeshjen.
“Do të doja të ishim 40 pikë para Liverpool në Premier League, por kjo nuk është e mundur në janar. Nuk prisja të kemi këtë epërsi, por tani duhet të pushojmë dhe të kthehemi sa më mirë të jetë e mundur”, ka thënë Guardiola.
“Kemi dy javë për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës. Njerëzit thonë se titulli ka përfunduar, por kjo nuk na bënë mirë. Ne kemi shumë ndeshje të vështira përpara, por duhet të qëndrojmë deri në fund. Të gjithë janë gati të mposhtin kampionët në fuqi. Ne kemi fituar shumë në të kaluarën kështu që gjithmonë bëhet më e vështirë. Kjo është arsyeja pse vetëm një skuadër fitoi dy tituj radhazi në 13 vitet e fundit – dhe duam ta bëjmë përsëri”, deklaroi spanjolli.
/GazetaBlic Sport/


