Eden Hazard do të vazhdojë të luajë në Real Madrid.
Është raportuar shumë se Eden Hazard s’ka të ardhme në Santiago Bernabeu, pasi ka dështuar të tregojë atë që bënte për shumë vite në Premierligë te Chelsea.
Ancelotti ka zbuluar se tani për tani, është pjesë e skuadrës së tij dhe bën pjesën edhe në planfikimin e sezonit të ardhshëm.
“Ne llogaritim në shërbimet e Hazard edhe për sezonin e ardhshëm”, tha Ancelotti.
??️| Carlo Ancelotti: "Eden Hazard is in our plans for NEXT season." #rmalive
— Madrid Zone (@theMadridZone) January 22, 2022
Hazard, më në fund arriti të ndihmojë në një ndeshje të rëndësihme Realin, duke i shënuar gol Elches në Kupë në minutën e 116’ për ta kualifikuar në çerekfinale.
Ancelotti zbuloi se Hazard ka shansin që nesër të startojë në Ligë në Santiago Bernabeu.


