Sporti

Zhegrova mund të debutojë sot me Lille në ndeshjen ndaj Brest

01/22/2022 11:06
nga:E K

Edon Zhegrova mund të bëjë debutimin sot në Ligue 1 me skuadrën e Lille.

Kampioni në fuqi i Francës, Lille do të përballet sot me Brest me fillim nga ora 17:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Sulmuesi kosovar, së bashku me transferimin tjetër të ri të Lille, Hatem Ben Arfa mund të debutojnë sot me skuadrën franceze.

Kujtojmë se Lille e transferoi pak ditë më parë Zhegrovën nga Baseli për 8 milionë euro.

/GazetaBlic Sport/